×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndryshimet e Kodit Penal, 1 deri në 5 vite burg për goditjen e policit dhe mjekut

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 20:38

    Një ditë pasi kryeministri deklaroi ndryshime në kodin penal, projektligji është protokolluar në Kuvendin e Shqipërisë ku do të diskutohet në komisionet parlamentare.


    Ndër të tjera propozohet gjobë deri në 3 vite burg për personat që bllokojnë rrugët ose lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor. Vendim ky që vjen kur opozita ka zhvilluar protestën e dytë në akset rrugore. Në fakt ndryshimi nuk ka dallime thelbësore nga kodi aktual.

    Drafti i ri i mazhorancës me propozimet për ndryshimet në Kodin Penal parashikon të ashpërsojnë dënimet për veprat penale të goditjes së punonjësve të policisë dhe mjekëve, dhe për rastet e dhunës në stadiume. Për këto raste dënimi shkon nga 1 deri në 5 vite burg, ku aktualisht masa parashikohet gjobë deri në 3 vite burg.

    Ndryshmet në kodin penal parashikohen edhe për krimet mjedisore apo ndotja e ajrit ku propozohen dënime me burg. Për dëmtimin e specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër parashikohet gjobë ose me burgim nga dy deri në shtatë vjet, sanksione këto që në kodin aktual nuk parashikohen.

    Ndryshime do të pësojë edhe dënimi mbi organizimin e lojërave të fatit të palejuara, ku parashikohet të rritet nga 2 deri në 5 vjet heqje lirie, që me kodin aktual parashikohet gjobë ose burgim gjer në tre muaj.

    Një tjetër ndryshim është dhe për rastet e personave që kanë në zotërim një kafshë.

    Në rast se do të konstatohet që në ambientet publike kafsha e shoqërimit nuk ka maskë dhe paraqet rrezik, pronari do të gjobitet me gjobë nga 30 deri në 100 mijë lekë. Por në rast të plagosjes së rëndë të një personi, atëherë dënimi shkon në burg, nga 1 deri në 5 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!