×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në kërkim për vrasje, arrestohet me 1 kg kokainë në trup

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:11

    Operacioni “Klienti” ka zbuluar një rrjet të shitjes së kokainës në një nga zonat kryesore të Tiranës.


    Policia e kryeqytetit informon se ka arrestura 35 vjeçarin Besmir Sula (Zeneli) dhe në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori Aleksandër Algeri i cili merrej me shpërdarjen e kokainës.

    ”Besmir Zeneli me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit Algerit, që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram” informon policia e Tiranës.

    35 vjeçari u arrestua në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, ”gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë”

    Mësohet se Besmir Sula (Zeneli) ishte cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Opracioni u kodua “Klienti” dhe u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune hetimore disamujore.

    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!