×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama e lë sërish pa fjalë Pacollin, në prani të tij e bën për të qarë një fëmijë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 19:58

    Kryeministri Rama ka vizituar këtë të enjte Krujën dhe familjet e mbledhura nga Thumana, të cilët mbetën të pastreha prej tërmetit të 26 nëntorit.


    Rama ka qenë i shoqëuar dhe nga zv.kryeministri në detyrë Behgjet Pacolli, i cili u vetëofrua sërish që të ndërtonte një pallat me 45 apartamente

    “Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin. Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha Pacolli.

    Kryeministri Edi Rama ra dakord me këtë gjë dhe sugjeroi që pallati do të jetë për familjet e mbetura të pastreha në Thumanë, pasi sipas tij edhe vetë familjarët nuk duan të kthehen më mes asaj tragjedie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!