×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në radhë për të bërë tamponin, shikoni ç’bëhet në Kakavijë në mes të vapës

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 13:31

    Vendosja e masave të reja kundër Covid-19 nga Greqia, ka krijuar rradhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, për emigrantët që duan të kalojnë në territorin grek.


    Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit, radha ka shkuar në mbi 2 kilometra.

    Kryerja e tamponit për Covid-19, ka detyruar mijëra emigrantë të qëndrojnë në këto temperatura të larta në radhe për kryerjen e tij.

    Sipas udhëzimeve të reja, është përcaktuar një regjim ditor prej 750 personash që do të lejohet të kalojnë në ditë në Pikën e Kakavijës dhe është bërë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria testi molekular për “COVID 19”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!