×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri bie numri i rasteve të reja me COVID-19

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 18:03

    Shqipëria ka regjistruar 100 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga testimi i 2962 mostrave, kanë njoftuar autoritetet e shtetit.


    Në këtë periudhë kohore, betejën me COVID-19 e humbën dy qytetarë.

    Në spitalet për COVID në Shqipëri po trajtohen 116 pacientë.

    Deri tash, Shqipëria ka regjistruar 131 mijë e 185 raste pozitive, ndërsa 2396 prej tyre kanë humbur jetën. Janë edhe 18 mijë e 617 raste aktive.

    Sipas të dhënave të fundit, në Shqipëri tashmë janë kryer mbi 450 mijë vaksinime për të luftuar virusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!