×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri nuk ndryshojnë rregullat, sot mund të dalin gjyshërit dhe prindërit me fëmijë

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 8:26

    Rregullat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me të kaluarën për 5 bashkitë që janë ende zona të kuqe dhe për këtë ka ndikuar fakti që këtë javë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID. Por në urdhrin e ri për fundjavën ka kontradikta.


    Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e djeshme se kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara pa asnjë ndryshim me përjashtim të orarit, që të shtunën dhe të dielën e kaluar ishte deri në 17:30, ndërsa këtë fundjavë deri në 21:00. “Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë” kaq tha Rama.

    Por cilat janë rregullat? Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 21:00.

    Në urdhër theksohet se sot do të qëndrojnë hapur ushqimoret dhe farmacitë deri në 21:00, por lokalet e restorantet mëngjesin e sotëm janë hapur normalisht, pavarësisht urdhrit që nga fundjavat e kaluara i është ndryshuar vetëm data dhe ora deri në 21:00.

    Të dielën, urdhri i vjetër thotë se të gjitha janë mbyllur. Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, bazuar te fundjava e kaluar. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!