×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri ulen infektimet nga COVID 19, një i vdekur për 24 orë

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 16:31

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur situatën me COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.


    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!