×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove…

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:21

    Që prej mbrëmjes së djeshme, policia dyshonte se personi që u vra nga shkëmbimi i zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte ishte Admir Murataj.


    Për këtë, efektivë të policisë shkuan në banesën e Muratajt në afërsi të Kalasë së Prezës ku i kërkuan bashkëshortes dhe të afërmve që të paraqiteshin në morg për të bërë identifikimin.

    Por edhe pse 47-vjeçari u identifikua për policinë mbetet mjaft e vështirë gjetja e bashkëpunëtorëve të tij.

    Në fshatin Dritas, shumë pranë vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, policia nisi një aksion të gjerë për gjetjen e grabitësve të tjerë, të cilët dyshohet se janë më shumë se 4 persona.

    Furgoni tip “Benz” u gjet i mbushur me armatime dhe municione, ndërsa ekspertët e policisë nuk mundën të mbledhin shumë prova të vlefshme për hetimin.

    Operacioni i Forcave Special nisi gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa e gjithë zona përreth fshatit, por edhe në rrethinat e Kamzës, aty ku u gjet mjeti tjetër i djegur po ushtrohen kontrolle banesash.

    Në krye të forcave të policisë ishin dhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj dhe ai i Rendit e Sigurise, Gjovalin Loka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!