×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Negociatat këtë vit, ambasadori gjerman: Pyetje 1 milion dollarëshe

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 12:35

    Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, pas një takimi të zhvilluar në Korçë me kryetarin e Bashkisë të këtij qyteti Sotiraq Filo, ka folur për integrimin e vendit tonë në BE.


    Në një prononcim për mediat, Ambasadori Zingraf është pyetur nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit, duke e cilësuar këtë një pyetje 1 milion dollarëshe.

    “Është një pyejte 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam ti respektojme premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bejmë gjithçka që mundemi me partneret”, ka deklaruar ambasadori.

    Më tej, kryediplomati gjerman ka folur edhe për reformën në drejtësi pasi ditën e djeshme u shënuan 5 vite nga miratimi i saj.

    “Ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen, me mbeshtetje mund të arrihet, qasjet pragamatike dhe praktike mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re te reformes, dhe ka nevoje te vazhdoje te ece perpara”, ka thënë Zingraf.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!