×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëna e të riut që kreu sulmin në xhami: Ju lutem ma shëroni djalin, nuk është ashtu si doli në TV

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 20:32

    Nëna e Rudolf Nikollajt për Report Tv me lot në sy është shprehur se djali i saj është i sëmurë, që ka shfaqur shenja depresioni që pas largimit nga puna.


    “Vetëm të më shërojnë djalin se nuk ka qenë kështu, e di unë se ca djali kam, ma hoqën nga puna, u largua nga shoqëria, nga familja, më shëroni djalin ju lutem, nuk e krahasoj me askënd.

    I lutem dhe imamit të xhamisë të bëjë lutje për fëmijën tim se është i pafajshëm, nuk është si e nxjerr TV. Djali ka qenë me ilaçe kohët e fundit, ju lutet ma shëroni, kohët e fundit është bërë ashtu. Ka gati 6 muaj që është ashtu”, tha nëna e Rudolfit.

    Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë 5 persona këtë të hënë në xhaminë në rrugën e Kavajës në Tiranë, duke i lënë ata të plagosur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!