×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nga data 1 qershori hapen plazhet në Shqipëri

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 17:15

    Qeveria në Shqipëri ka marrë vendim që me një qershor të hapen kufijtë tokësor dhe plazhet.


    Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se prej datës 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dyjavor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike.

    “Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjinë e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dyjavor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet evropiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës dyjavore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu./gazetametro.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!