×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngacmoi seksualisht gazetaren në redaksi, pronari i TV: Më shkau dora pa dashje

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 15:58

    Një video e rëndë u publiku para disa ditësh nga gazetari Telnis Skuqi ku denoncon administratorin e ALPO TV në Gjirokastër, Aristotel Petro, se ngacmon vajzat e mitura që shkojnë nga gjimnazi për të punuar në televizionin e qytetit.


    Ndër të tjera Skuqi shkruan se një studente gazetarie, tani në vitin e dytë në master, i ka dërguar një video ku denoncon ngacmimin e administratorit të ALPO TV, Aristotel Petro, e regjistruar kur ajo ishte gjimnaziste dhe punonte në televizionin lokal.

    Gjatë ditës së sotme Petro ishte i ftuar në një emision televiz ku tha se e ka parë videon dhe e pranon se është ai në videon në fjalë. Por ai hedh poshtë në mënyrë kategorike se e ka ngacmuar vajzën në fjalë.

    E kam parë dhe jam informuar këto ditë për çdo gjë që ka bërë zotëria në fjalë, Telnisi. Para se të flasim për këtë video, dua që të jemi sa më transparent. Kush është ai që akuzon dhe kush akuzohet. Në atë video jam unë, i tëri dhe i bëri. Nuk e mohoj përkatësinë time në video.

    Sipas tij, video është një kurth nga ana e gazetarit Telnis Skuqi, duke thënë se e dinte që ishte kurth dhe vazhdoi lojën me vajzën në fjalë.

    ”Ky është një kurth i ngritur nga mua në drejtim të atij që luan rolin e gazetarit, por që është në shërbim të dikujt tjetër. Edhe prania e asaj vajze e dija që është kurth, dhe kam bërë lojën time. Siç kanë bërë ata lojën e tyre, ashtu bëra edhe unë lojën time. Unë e dija që nga pas regjistrohesha nga njerëz që i paguaja në punë, e paguhen edhe nga ai person. Unë isha në studio kisha kamerën para. Varet se çfarë po diskutonim, isha duke dalë para emisionit dhe i thashë: Hajde zemra e vogël ik, nuk mund të dalësh këtu. Te këmba mund të ketë shkuar gabimisht, nuk është qëllimisht. Është diçka pa dashje. Shkarja e dorës është pa dashje, herën e dytë. Doja ta kaloja dorën në pozicionin që po bëja punët e tjera.” u shpreh Petro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!