×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarja horror në Korçë, pas 9 muajsh burg gjykata liron 18-vjeçarin: Fija e flokut nuk i përket atij

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 11:30

    Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hoti të arrestuar pas vrasjes së pronarit të dyqanit ushqimor Flamur Duçi, ngjarje e ndodhur në 19 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Mborje.


    Burime bëjnë me dije për abcnews.al se nga hetimet ka rezultuar se analiza e ADN dhe fija e flokut e gjendur në vendngjarje nuk i përkasin 18-vjeçarit, i cili kishte edhe lidhje farefisnore me viktimën. Ngjarja tronditi qytetin e Korçës mëngjesin e 19 dhjetorit, kur Duçi u gjet i pajetë dhe i masakruar nga bashkëfshatarët pranë dyqanit që ishte në pronësi të tij.

    Sipas prokurorisë ai kishte marrë 8 goditje me thikë në trup, ndërkohë që në dorë u gjet pikërisht fija e flokut që shpëtoi të riun nga burgu. Më pas viktima ishte spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka, duke pësuar djegie në kokë, krah dhe trup./mv. abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!