×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëshmitarët e Jehovait reagojnë lidhur me ngjarjen tronditëse në Tiranë

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 14:21

    Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri kanë reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen në Kombinat.


    Duke e cilësuar tronditëse, Dëshmitarët e Jehovait theksojnë se anëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë ansjëherë pjesëtarë të Organizatës, madje as nuk shoqëroheshin me Dëshmitarët e Jehovait.

    Sipas deklaratës për shtyp, përpjekjet për ta lidhur ngjarjen me ta, janë krejtësisht të pabaza dhe fyese për besimin e tyre.

    “Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese informacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

    Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimine Dëshmitarëve të Jehovait. “, thuhet në reagim.

    Në deklaratë bie në sy se Dëshmitarët e Jehovait e cilësojnë veten si një Organizate dhe jo si një fe.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!