×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarja tronditëse në Tiranë, ekspertiza paraprake: Vajza ka vdekur 15 muaj më parë

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 13:30

    BalkanWeb raporton se sipas ekspertizës paraprake mjeko-ligjore, Anisa Josifi ka ndërruar jetë rreth 15 muaj më parë. Sipas të dhënave në trupin e viktimës, ajo rezulton e mumifikuar.


    “Sipas ekspertëve, trupi i pajetë i Anisa Josifit është mbështjellë nga nëna dhe motra me çarçafë ditë pas dite. Për një kohë të gjatë, ajo ka refuzuar të marrë ushqim dhe ekspertët thonë se trupi është dorëzuar dhe nuk ka patur më lëngje [jetësore].” – raportoi gazetarja Klodiana Lala për News24.

    Sipas të dhënave paraprake, nëna, Zhaneta, ka ndërruar jetë të paktën një javë më parë. Theksojmë se hetimi vazhdon ende dhe një raportim më i qartë i ngjarjes pritet të dalë pas 48 orëve. Ekspertët theksojnë se do të përcaktohet nëse ato kanë patur problematika të shëndetit mendor.

    Referuar të dhënave të marra deri tani, rezulton se deri dy vite më parë, nëna dhe vajzat kanë patur jetë normale, ndërkohë që dy vitet e fundit u vunë re ndryshime të çuditshme, të rrëfyera nga fqinjët.

    Blerta, e vetmja e mbijetuar, ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!