×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: 40-vjeçari shqiptar spërkatet me benzinë dhe ia vë flakën vetes

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 10:27

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 40-vjeçar  i ka vendosur zjarrin vetes në oborrin e shtëpisë. Ai është spërkatur me benzinë dhe më pas është vetëdjegur.


    Policia e Lezhës bën me dije se Nikolin Gjolaj ka humbur jetën në spital dhe nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë.

    Viktima është identifikuar si Nikolin Gjolaj 40 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në vetflijim. Gjolaj ka pësuar djegie të shumta në trup dhe mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!