×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje horror në Shqipëri: Gruaja gjendet e djegur në makinë, burri i varur në pemë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 12:57

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri, të Kavajës, ku burrë e grua janë gjetur të vdekur.


    Policia njofton se rreth orës 11:45 është gjetur i djegur plotësisht një mjet, brenda të cilit ishte një kufomë e djegur.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se kufoma i përket një 45-vjeçareje, ndërsa më tutje është gjetur i vetëvarur bashkëshorti i saj.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

    Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

    Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!