×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarjet kriminale: Veliu e Vocaj takim me kryeprokuroren e Tiranës

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 17:34

    Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në kryeqytet kanë çuar zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit në një takim me titullaren e Prokurorisë së Tiranës.


    Në takimin e zhvilluar në zyrën e prokurores Elisabeta Imeraj, merrnin pjesë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, por edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga organizmat ndihmëse të policisë në vend.

    Burime të rezervuara theksuan se në thelbin e takimit ishte nevoja e bashkëpunimit institucional në luftën kundër krimit, mirëkoordinimi për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të fundit dhe lufta ndaj trafiqeve të paligjshme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!