Nis Kuvendi Kombëtar i PD- së, Basha: Regjimi Rama-Doshi pengoi ndryshimin

Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.


Bëhet me dije se Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar viktimat nga Covid-19.

Ndërkohë në fjalën e tij lideri i demokratëve Lulzim Basha u shpreh se ndaj qytetarëve janë kryer padrejtësi nga qeverisja e dështuar , duke nisur me blerjen masive të votave.

“Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që erdhën ditë e natë me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi parë se si aleanca e Ramës me krimin vijon e pandërprerë në çdo nivel. Kemi parë se si me Tom Doshin përdori një sigël si kamuflim, drejtorët e PS i shiti si kandidatë të Tom Doshit. Ishim ne që nxorëm në sipërfaqe llumin regjimit.

Taulant Balla doli personi më i votuar dhe kjo do të mjaftonte si prova më zezë e blerjes së votave. Përkundër parave për vota, legalizimeve për vota, lejes për të mbjellë hashash për vota, Partia Demokratike doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore. 25 prilli nuk kishte lidhje me drejtësinë, por ne dolëm më të fortë dhe me synimin së një Shqipëri më e mirë është mundur.

Ne nuk u stepëm nga llumi i krimit”, tha Basha.