×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nis ndërtimi i hekurudhës, Tiranë-Durrës për 22 minuta

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 9:59

    Do të nisë ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Projekti do hyjë në veprim pas finalizimit të punës disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.


    Kështu sqaron kryeministri Rama në statusin e tij në Facebook. Bashkë me të ka ndarë edhe një video për të dhënë idenë sesi do të duket treni.

    Tiranë-Rinas do mund të bëhet për vetëm 12 minuta. Kurse Tiranë-Durrës për 22 minuta. Kjo do të lehtësonte njëherësh edhe trafikun, përveç kostove të tjera.

    Investimi do të jetë i një vlere prej 90.45 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!