×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nis takimi historik Rama-Lavrov, pritet të zgjasë rreth 45 minuta

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 10:23

    Në Moskë tashmë ka nisur takimi, që mund të cilësohet si historik, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov.


    Temë kryesore e takimit Rama-Lavrov – që parashikohet të zgjasë rreth 45 minuta – pritet të jetë Ukraina dhe vendet e tjera të krizës.

    Kryeministri shqiptar është duke e realizuar këtë vizitë zyrtare në kryeqytetin rus në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, njofton Klan Kosova.

    Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Rusi pas shumë vitesh.

    https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/127491582011438/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!