×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nishani tregon si mund të rikthehet PD në qeveri

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 22:06

    Ish-presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka komentuar fushatën dhe rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.


    Nishani tha në emisionin “Opinion” se opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

    Ish-presidenti ka treguar dhe mënyrat se si mund të forcohet PD, në mënyrë që të rikthehet në qeveri.

    “Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston. PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, tha Nishani

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!