×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 23-vjeçar gjendet në një kanal me fyt të prerë

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 23:25

    Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.


    Viktima Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vjedhje.

    Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Renault’ me targa AA 461 EN të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur.

    Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të.

    Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti që drejtonte i riu ka pësuar defekt, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që mund të ketë pasur mes autorit dhe viktimës. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

    Makina është e shkatërruar, ndërsa pak më tej në një kanal me shkurre gjendet viktima. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!