×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një veturë pa targa gjendet e djegur në Kavajë, dyshohet se është e autorëve të vrasjes në Elbasan

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 7:18

    Një automjet është gjetur i djegur pak minuta pas vrasjes së 41-vjeçarit, Everest Çaka, në Elbasan.


    Mësohet se makina është gjetur duke u djegur në Kavajë. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz” që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

    “Në fshatin Kryemëdhenj, Golem, është gjetur i djegur plotësisht një mjet tip “Benz”, pa targa, i cili dyshohet se i perket autorëve të ngjarjes” bëjnë me dije burime nga policia.

    Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin u regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbej”.

    Everest Çaka u ekzekutua me armë zjarri në mjetin e tij “tip” Opel ndërsa mbeti e plagosur në dorë bashkëshortja e tij.

    Policia ka ngritur pika konrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zones dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!