×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një tjetër deputet i Parlamentit nuk kandidon, tregon arysen pse

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 23:32

    I fundit në radhët e deputetëve që ka hequr dorë nga kandidimi si deputet është Ligoraq Karamelo.


    Karamelo ka qenë në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, duke garuar me PBDNJ.

    Në një status të gjatë ai rendit disa arsye se pse nuk do të kandidojë, ku midis tyre shprehet se “nuk do që të bëhet pjesë e degradimit të mëtejshëm të përfaqësimit politik të minoritetit etnik grek e të mos njollosë projeksionin e tij politik 30-vjeçar”.

    Statusi i plotë

    Situata parazgjedhore eshte tejet e mbingarkuar dhe aktoret politike pjesemarres,ne vend te shpalosjes te identitetit e te programeve te tyre politike, po merren me menyren se si e kush do te siguroje karrigen e deputetit dhe te pushtetit ne qeverisjen e ardhshme.

    Tejet pikelluese eshte gjendja dhe menyra e perfaqesimit te minoritetit etnik grek ne zgjedhjet vijuese parlamentare te 25 Prillit..Pa identitet,pa program,pa nje liste perfaqesuese, ata qe pretendojne e trumbetojne se perfaqesojne politikisht kete minoritet,jane rrjeshtuar ne koalicione e lista kompromentuese duke braktisur perfundimisht aspiratat e shenjta te minoritetit etnik grek,vetem per hir te interesave te tyre personale e te grupeve klanore,duke u bere vasale te partive te medha e duke e lene elektoratin e minoritetit e jo vetem,te corientuar ne udhekryqin pesimist te se ardhmes,
    Kjo menyre sjelljeje, tinzare e hipokrite i demaskon perfundimisht para syve te antareve te minoritetit,te cilet jane te etur per drejtesi shoqerore,jane te shtypur e te kercenuar sistematikisht ,jane te cunguar ne liri e te drejta nga qeverisja e ingranazhi politiko-administrativ I shtetit ,nga ekstremizmi nacionalist e se fundi,jane te mashtruar nga vete ata.Nisur nga fakti qe:
    I- propozimi im per te dale me nje liste perfaqesuese te perbashket,ne emer te minoritetit etnik grek nuk u morr parasysh,

    II-nuk u tentua te koordinohej nga partite politike,PBDNJ e MEGA,nga organizata Omonia e shoqatat e tjera, menyra e perfaqesimit te minoritetit etnik grek ne interes te gjithe antareve te ketij minoriteti dhe jo ne interes te individeve apo grupeve te caktuara,

    III-nuk u krijua nje front I perbashket qe do flakte tej zgjedhen e skllaverimit politik nga partite e medha e do ti jepte dinjitetin e duhur perfaqesimit politik dhe do ta bente minoritetin etnik grek, faktor te qenesishem ,percaktues e te llogaritshem ne jeten politike-shoqerore ne Shqiperi , realizues te kerkesave e standarteve te tij integruese dhe jo dekor qe do te perdoret nga te tjeret ne shfaqjet e tyre te shemtuara politike,per gjoja “standarte te larta ne fushen e lirive e te drejtat themelore te minoriteteve ne Shqiperi” etj.

    IV-te mos behem pjese e degradimit te metejshem te perfaqesimit politik te minoritetit etnik grek e jo vetem e te mos njollos projeksionin tim politik gati 30 vjecar,
    Vendosa te mos marr pjese ne zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit duke mos marre ne konsiderate asnje propozim qe mu be nga parti apo koalicione politike per te kandiduar ne emer te tyre.

    Natyrisht nuk do ta braktis elektoratin tim ne Korce,qe e konsideroj te shenjte,do ti sherbej atij deri ne mundesine time te fundit dhe sebashku me te gjithe ata qe nuk mund te pajtohen me gjendjen ne te cilen ai ndodhet,do te pergatitemi per ta riorganizuar,per ti kthyer shpresen dhe dinjitetin ne betejat e metejshme elektorale.Ligoraq Karamelo,deputet I qarkut te Korces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!