×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Njihuni me bashkinë e vetme në Shqipëri që nuk ka farmaci

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 23:24

    Pusteci, ndonëse një zonë me potenciale të jashtëzakonshme ,është lënë në harresë duke mos plotësuar as nevojat imediate për banorët e zonës.


    Mungesa e një farmacie, për rreth 5000 banorë të zonës përbën një shqetësim të madh, për të cilën banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

    Për të marrë medikamentet e nevojshme atyre iu duhet te udhëtojnë drejt Korçës apo Maqedonisë.

    Banorët thonë se mungesa e një farmacie i ka lënë mes katër rrugëve.

    “Pensionistët dhe të sëmurët detyrohen që t’i marrin ilaçet në Korçë. Për pesë gjëra të vogla duhet të shkojnë në Korçë. Farmaci nuk ka, ilaçe nuk ka, detyrohemi të shkojmë në Maqedoni ose të ju themi të tjerëve që kanë rrugën andej. Është shumë problem për zonën tonë, sepse jemi pak të izoluar nga Korça. Edhe për problemin më të vogël duhet të shkojnë në Korçë. Ky problem nuk po gjen zgjidhje” thanë ata.

    Ky problem më së shumti prek moshën e 3 të dhe fëmijët, të cilët në rast urgjencë nuk mund të marrin në kohë shërbimin farmaceutik.

    “Problem është sepse për të gjitha medikamentet mjekësore jemi të detyruar të shkojnë në Korçë. Sepse këtu në Pustec nuk ekziston farmaci. Kemi ngel në mes të katër rrugëve. Dikur ka qenë, por ajo zonja iku në Amerikë. Është problem që shqetëson pensionistët, shqetëson të rijnë, shqetëson fëmijët dhe nëse është e mundur të zgjidhet sa më shpejt ky problem sepse do të ishte në dobi të komunitetit” shprehen ata.

    Duke shpresuar se dikush do të kthejë sytë tek ta, banorët kërkojnë ti jepet zgjidhje njëherë e mirë problemit të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!