×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Njihuni me Vunoin, fshatin piktoresk në jugun shqiptar

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 21:44

    Të vizitoni jugun e Shqipërisë, dhe mos të ju mbesin sytë tek fshati Vunoi është e pamundur, një kombinim i veçante det-mal, ku fshati lidhet me rrugë të kalldrëmta, e me një natyre përrallore, i strukurë thellë në mes kodrinave me ullinj, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, shtëpitë e bukura, e plazhin e kristaltë, vendi ku do të ktheheni vit pas viti.


    Ky fshat ofron mundësi të shumta për truizmin.

    Plazhi më i famshëm i këtij fshati është ai i Jalit. Gjendet vetëm 5 km larg fshatit, duke kaluar nëpër një rrugë që përshkon plantacionet e ullinjve dhe të çon drejt në plazh. Adhuruesit e natyrës dhe të aventurës e kanë zgjedhur si vendin më të preferuar të kampingjeve.

    Por ky plazh është edhe destinacioni i të rinjve që dashurojnë festat, shoqërinë dhe muzikën për shkak te klubeve dhe pube-ve që ndodhen në këtë plazh.

    Historia e këtij fshati është e vjetër, madje thuhet se ka ekzistuar që në periudhën e bronxit (shek VIII p.e.r). Ne kadastrat turke Vunoi quhej “Vune” për shkak te vendosjes se shtëpive mbi njëra tjetrën.

    Ashtu si në çdo fshat të Himarës, edhe në Vuno gjenden disa nga objektet e kultit nga me te veçantat për shkak të arkitekturës dhe historisë se tyre.

    Kishat më të njohura midis ullishtave shekullore janë:

    Kisha e Shën Spiridhonit,

    Kisha e Shën Mehillit,

    Kisha e Shën Marisë Mesodhise,

    Kisha e Shën Sotirës.

    Në listën e monumenteve të kulturës se këtij fshati janë edhe Bokerimat e Vunoit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!