×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Normalizohet situata e zjarrit në Dukat dhe Karaburun

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 16:46

    Normalizohet situata e zjarreve në Vlorë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se është drejt vënies nën kontroll gjendja në fshatin Delisuf në Karaburun ndërsa është reduktuar edhe vatra në Dukat.


    Kjo falë ndërhyrjes me 500 forca nga toka si dhe me 3 helikopterë nga ajri të cilët shkuan në zonë mëngjesin e së martës.

    Përmirësimi i situatës ka eleminuar edhe rrezikun që nga flakët të përfshihen edhe banesat e fshatit Dukat.

    Ndërkohë vatër zjarri ka patur edhe në Vaun e Dejës në Shkodër si dhe në fshatin Qesorat në Lunxhëri të Gjirokastrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!