×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk pranon tu bëjë çajin, nusja goditet me sëpatë nga bashkëshorti dhe familja e tij

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:43

    Një grua ka akuzuar bashkëshortin e saj, kunatin dhe djalin e tij se e kanë torturuar pasi refuzoi tu bëjë çaj.


    Gruaja nga Mian Channu tha se ishte në banesën e saj të dielën kur kunati dhe djali i tij erdhën me sëpatë në banesë duke pretentuar se ajo kishte refuzuar tu bënte çaj.

    E dhunuara shtoi se kunati e goditi me sëpatë në anën e djathtë të hundës dhe e plagosi.

    Më pas djali i tij i goditi dorën me një sëpatë tjerë.

    Sipas gruas më pas kunati e tërhoqi zvarrë nga flokët dhe bashkëshorti i saj në vend që ta shpëtonte filloi ta godiste.

    Kur fqinjët dëgjuan ulërimat e saj hynë brenda në shtëpi. Gruaja u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

    Policia ka vënë në pranga bashkëshortin e gruas dhe nipin e tij. Ndërsa është në kërkim kunati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!