×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nxirret nga uji trupi i pajetë i Arben Shaqirit, në vitin 2005 ia përdhunuan dhe vranë djalin 6-vjeçar

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 12:00

    Paraditen e sotme është gjetur trupi i pajetë i 55-vjeçarit, Arben Shaqiri, i cili u mbyt më datë 12 maj në lumin Bistrica në Sarandë.


    Polumbarët kanë nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.

    Dyshimet kryesore janë për një vetëflijim në kushte të rënduara psikologjike.

    Ndërsa sipas djalit 15-vjeçar që e pa për herë të fundit, i ati ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

    55-vjeçari, Arben Shaqiri, kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje, ndërsa në vitin 2005, familjes i kanë abuzuar seksualisht dhe vrarë një djalë 6 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!