“O Dritan, hajde more këtu”, Rama ‘tërheq’ Abazoviç për të prerë shiritin në pikën kufitare

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Grabom të Malësisë së Madhe për inagurimin e pikës së përbashkët kufitare që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi.


I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në momentin që do të pritej shiriti, Rama ka kërkuar që bashkë me të të ishte edhe Abazoviç, por ky i fundit është stepur.

“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu…”- dëgjohet të thotë Rama dhe e kap nga krahu.

“Ja merri gërshërët, prite…ashtu, bravo”- shton Rama dhe nisin duartrokitjet.