×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Objektet kulturore dhe arkeologjike të Lezhës drejt degradimit

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 19:10

    Në Lezhë janë të shumta vlerat e trashëgimisë kulturore që nuk janë përfshirë në fondin e mbrojtjes apo ruajtjes së tyre.


    Ato janë të shpërndara thuajse në të gjithë territorin. Ky shqetësim vjen në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore dhe siteve arkeologjike nga përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkine Lezhë, Paulin Zefi.

    Në këtë ditë, Zyra e Turizmit në Bashkinë Lezhë organizoi një aktivitet promovues në fshatin Troshan për të prezantuar risit e këtij fshati në trashëgiminë kulturore, ndërsa historiani i zonës Lin Shtjefni tregon se ky fshat është një zonë e rëndësishme arkeologjike ndërsa flet edhe për kalanë që sipas tij edhe vetë banorët ndoshta nuk e dinë.

    Ndërsa në Roskovec në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore është shpallur projekti për restaurimin e kishës së Shën Gjergjit. Kisha e Shën Gjergjit e harruar prej shumë vitesh është një nga monumentet kulturore më të rëndësishme të këtij qyteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!