×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Operacion antidrogë në Selenicë, dy të arrestuar

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 8:36

    Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” organizoi operacionin antikanabis të koduar “Selenica”, në fund të së cilit u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe u vunë në pranga 2 persona.


    Bazuar dhe në informacione të marra efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, në fshatin Amonicë të Selenicës, ku u gjetën rreth 11 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

    Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua dhe Z. H., 48 vjeç, i cili kishte kultivuar disa bimë narkotike pranë banesës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!