×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të reja: Shikoni çfarë ka ndodhur në vendin ku u vra grabitësi Admir Murataj

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 19:27

    I dyshuar si personi që inskenoi grabitjen spektakolare të Rinasit më 9 prill, Admir Murataj vdiq nga një plumb në kokë dhe ende sot nuk është zbardhur se kush e vrau… policia apo vetë grabitësit që morën pjesë së bashku me të në vjedhjen e aeroportit të vetëm shqiptar.


    Por përtej misterit, në vendin ku u gjet i vdekur me maskën e tij prej “tullaci”, një pllakatë është vendosur e rrethuar në lule. Pllakati ka të shënjuar simbolin e shqiponjës dykrenare dhe në mes mbishkruhet një A e madhe, duke simbolizuar kësisoj shkronjën e parë të emrit të Muratajt.

    Gjasat janë që pllakati të jetë vendosur aty nga familjarët e tij edhe pse ende nuk dihet se e kujt ka qenë iniciativa.

    Foto u postua nga JOQ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!