×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas dy shpërthimeve të fuqishme në Lezhë, policia rrethon qytetin

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 23:03

    Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Shpërthimet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë.


    Të alarmuar banorët dolën nga shtëpitë duke njoftuar policinë dhe median.

    Policia prej orës 20:00 të mbrëmjes ka shtuar patrullimet në të gjithë qytetin dhe zonën rurale, por mister mbetet fakti çfarë shpërthimesh ishin, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë.

    “Ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë.

    Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri” thanë dy nga banorët e zonës.

    Në momentin e parë u dyshua se zhurma mund të kishte ardhur nga shpërthimet e cisternave në Shëngjin, por raportohet se jo vetëm që nuk kanë asnjë problem, por madje nuk kanë as karburant, pra janë bosh.

    Por çfarë mund ta ketë shkaktuar zhurmën e fortë që banorët e sinjalizuan si shpërthim?

    Në mungesë të vendit të ngjarjes, teoritë janë disa. Së pari zhurmën mund ta ketë shkaktuar ndonjë avion që mund të ketë kaluar ulët.

    Por burime për “abc” nga forcat ajrore u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të fluturimit mbi hapësirën tonë ajrore të ndonjë avioni të NATO-s.

    Pista e dytë ka të bëjë me teorinë se mund të ketë qenë ndonjë shpërthim në ndonjë gurore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!