×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas Hysit dhe Barajt një tjetër largim nga PS

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 14:18

    Një tjetër deputet i është larguar Partisë Socialiste ditën e sotme.


    Bëhet me dije se deputeti i cili ka zgjedhur të mos kandidojë sërish në listat e PS në zgjedhjet e 25 prillit është Sadi Vorpsi.

    “Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.

    Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.”– shkruan Vorpsi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

    Kujtojmë që më herët janë larguar dhe 2 deputetë të tjerë nga Partia Socialiste, duke u shprehur se dëshirojnë t’u hapin rrugë prurjeve të reja në parti dhe zgjedhje.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!
    Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.

    Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.

    Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.

    Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.

    Juaji gjithmonë, Sadi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!