×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas lajmit fals për tërmet, mijëra njerëz në sheshe dhe në rrugë me vetura për të ikur nga Tirana

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 23:58

    Pas lajmit fals për tërmet, mijëra njerëz kanë dalë në sheshe dhe kanë mbushur rrugët me vetura për të ikur nga Tirana.


    Ky panik dhe frikë tek qytetarët ka ndodhur pas lajmit të publikuar nga portali Syri.net , ku i vihej në gojë sizmiologut grek Akis Tselentis fakti se në orën 23:30 Shqipërinë do ta godasë një tërmet prej 6 ballësh të shkallës Rihter.

    Autoritetet kanë reaguar me shpejtësi në lidhje me lajmin, duke e hedhur poshtë si një “fake news” me qëllim për të sjellë panik mes qytetarëve.

    Ndaj lajmit të publikuar nga portali Syri.net ka reaguar kryeminsitri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se fajtorët do mbajnë përgjegjësi penale.

    Portali në fjalë e ka pranuar se nuk e ka pasur të konfirmuar lajmin.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!