×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas takimit me Bashën, ambasadorja amerikane: PD nuk ecën dot para me një këmbë tek e shkuara

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 17:53

    Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim, para mediave tha se ka shumë punë për i përket reformës territoriale dhe punës ndaj korrupsionit dhe të gjitha këto kërkojnë një Parti Demokratike më të fortë e bashkuar për të bërë përpara.


    Kim dhe edhe një mesazh për ish kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

    “Të gjitha këto kërkojnë që të ketë një Parti Demokratike e fortë dhe e bashkuar për të bërë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse një këmbë ka mbetur në të shkuarën”, tha ajo.

    Ambasadorja Kim u shpreh se vlerëson faktin që Parti Demokratike është rikthyer në ulëset e Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, e për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë nxjerrë nga OSBE/ODIHR.

    “Është thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është kthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për tu siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën tjetër për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë nxjerrë nga OSBE/ODIHR. Ka shumë punë që duhet bërë përsa i përket reformës territoriale dhe punës kundër korrupsionit. Të gjitha këto kërkojnë që të ketë një Parti Demokratike e fortë dhe e bashkuar për të bërë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse një këmbë ka mbetur në të shkuarën. Kështu, ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin dhe PD, drejt të ardhmes. Kështu që le të ecim përpara!”, u shpreh Kim.

    Kujtojmë se, kryeministri Sali Berisha hyri në listën e zezë, për moslejimin e hyrjes në SHBA bashkë më familjen e tij. Fill pas këtij vendimi, erdhi një tjetër vendim! Këtë herë ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili vendosi të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë e vërteta, e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!