×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas vrasjes së dy vëllezërve, në Shkodër shkuan Ministri Lleshaj dhe drejtori i policisë Veliu

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 17:20

    Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër pak orë pas krimit të rëndë që i mori jetën dy vëllezërve Bilali.

    Mësohet se ata po mbajnë një takim kokë më kokë me drejtorin e policisë së qarkut të Shkodrës, Vehbi Bushati.

    Dy vëllezërit u ekzekutuan mëngjesin e sotëm, 30 mars 2019, në oborrin e shtëpisë së tyre dhe dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve.

    Në shtëpinë ku ka ndodhur krimi ka patur kamera të instaluara që mendohet se kanë filmuar ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!