×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pasaporta e vaksinimit do të merret në e-Albania

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 8:18

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se ata persona që do të vaksinohen kundër koronavirusit, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.


    E ftuar në emisionin “Opinion”, deklaroi se dokumenti do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar, nëpërmjet e-Albania.

    “Ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë. Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania”, tha Manastirliu.

    Vaksinimi ka filluar në shumë vende të BE, por megjithatë nuk është marrë ende një vendim për përdorimin e “pasaportave të udhëtimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!