×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Pasaportat e arta”, Shqipëria paralajmërohet për rikthimin e vizave

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 7:13

    Shqipëria paralajmërohet për herë të dytë nga Komisioni Evropian për rikthimin e vizave. Kësaj radhe nuk është krimi i organizuar shqiptar që paraqitet si pretekst nga Holanda, por “pasaportat e arta” për biznesmenët e huaj.


    Rreth një muaj më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Konferencën Globale të Nënshtetësisë, të organizuar në Londër nga Henley & Partners, një firmë që merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësisë, pra pajisjen e këtyre personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta, shkruan sot “Koha Ditore”.

    I vetëdijshëm për rreziqet që paraqesin “Pasaportat e arta”, kryeministri i Shqipërisë deklaroi në Londër se nuk mund t’ia mohojmë Shqipërisë potencialin e madh të këtij programi.

    Por delegacioni i BE-së paralajmëron Qeverinë shqiptare të rishikojë qëndrimin e saj për pajisjen e biznesmenëve të huaj me pasaporta shqiptare. Komisioni Evropian deklaron se dhënia e pasaportës të huajve do të thotë lëvizje e lirë në Zonën Shengen, çka do të detyrojë BE-në t’i rikthejë vizat për qytetarët shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!