×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Patosi nën ujë, përmbyten 15 hektarë tokë bujqësore

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 18:10

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në zonën e Zharrës në Bashkinë e Patosit.


    Mësohet se përmbytjet kanë përfshirë afro 15 hektarë toka bujqësore, duke përfshirë këtu sera dhe një pulari me 10 mijë krerë pula.

    Burime për Report TV bëjnë me dije se dëmet janë shumë të mëdha në këtë zonë.

    Ndërkohë, Bashkia e Patosit ka ngritur edhe Grupin e Emergjencave Civile për të marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës së krijuar.

    Reshjet e shiut duken se do vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, situatë e cila nuk favorizon rikuperimin e dëmeve në këto zona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!