×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Pavarësisht vjedhjes së votave, PD u bë më e fortë se kurrë”, Basha i dëshpëruar e mbledh partinë në seli

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 23:29

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri,  Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në selinë e kaltër, të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ata që arritën të fitonin dhe ata që nuk mundën të merrnin mandatin.


    Basha theksoi se pavarësisht vjedhjes së votave nga partia rivale, PD u bë më e fortë se kurrë në këto zgjedhje.

    Gjithashtu lideri i opozitës u shpreh se misioni për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vijon me fuqi maksimale, shkruan TCh, transmeton Reporteri.net.

    “Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.”

    “Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë! Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e fortë se kurrë”, tha Basha.

    Kujtojmë se në zgjedhje PD arriti të merrte 59 mandate, kurse PS 74, ndërsa Basha nuk njeh fitoren e partisë kundërshtare.

    Gjithashtu grupe “Basha boll” janë riaktivizuar për të rrëzuar nga posti Bashën, duke e fajësuar për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!