×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD përjashton vajzën e Azem Hajdarit nga partia

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 22:50

    Partia Demokratike ka përjashtuar nga radhët e Këshillit Kombëtar, Rudina Hajdarin, e cila këtë të hënë në një intervistë për Zërin e Amerikës pohoi se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetes.


    Lajmi është dhënë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

    Në reagimin e tij Bardhi shprehet se sakrifica e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm, pasi demokratët dhe qytetarët do ta mbrojnë deri në fund lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

    Reagimi:

    Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.
    Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.
    Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!