×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pengmarrja në Kamëz, flasin familjarët e viktimës: Duam të gjendet trupi

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 14:32

    Më 17 janar, Jani kishte dalë në punë si çdo ditë tjetër por në mesditë në rrugën “Londër” në Kamëz u rrëmbye dhe u fut në një makinë.

    Prej asaj dite dhe deri sot familja nuk pati më asnjë njoftim për 49 vjeçarin i cili u zhduk pa lënë gjurmë.

    Mbrëmë kishin mësuar nga policia se njeriu I tyre ishte rrahur dhe kishte gjetur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin ku do mbahej peng.

    Mark Sula, kunati i tij kërkon që të gjendet sa më parë trupi.

    “Na thanë mbrëmë nga policia që ka vdekur po s’kemi kufomën, ta gjejë policia” thotë ai.

    Katër vëllezërit e Prengës jetojnë në Angli dhe kunati I tij thotë se nuk dinin që 49 vjeçari të kishte konflikt me njeri.

    Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se kërkimet për trupin janë shtrirë në Shijak, dhe zonat përreth.

    Pengmarrja tek Resorti

    Rrëmbimi sipas policisë ka ardhur “si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.”

    Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

    Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

    Arrestimi

    Katër persona janë arrestuar si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Prengës.

    Ata janë: Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

    Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

    Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

    Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!