×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Për vrasjen e Haxhi Baçinovzki, arrestohet 56-vjeçari

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 16:06

    Policia ka arrestuar Myftar Pasha 56 vjeçar me akuzën për moskallëzim krimi një ditë pas vrasjes së ish të dënuarit politik, Haxhi Baçinovzki, në kodrat e Liqenit Artificial.

    Myftar Pasha, i cili është shok me autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtaj.

    Haxhi Baçinovzki, 62 vjeçar është vrarë të shutnën në mbrëmje në kodrën e liqenit artificial.

    Sipas hetimeve të bëra nga policia e Tiranës, konflikti ka ndodhur për një shumë të madhe parash që pretendohet se autori i detyrohej viktimës.

    Autori ka qëlluar 3 herë nga një distancë e afër, dhe më pas është larguar në këmbë, ku është ndihmuar nga një tjetër person për tu larguar drejt zonës së Saukut.

    Djali i viktimës ka njohur autorin e vrasjes që është larguar më pas me motor, ndërsa policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar Islam Myrtaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!