×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët opozitarë: Zgjati një orë, çfarë u diskutua

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 17:50

    Ka zgjatur një orë takimi në selinë blu mes kryetarit të PD Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij, çështja politike aktuale me mosdakordësinë mbi ndryshimet në kodin zgjedhor ka qenë tema e diskutimit. Palët pozitë-opozitë nuk kanë rënë dakord për ndryshimet kushtetuese, me opozitën që thotë se këto ndryshime nuk kanë pasur konsensus dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së 5 qershorit.


    Ndërsa maxhoranca kërkon që opozita të paraqesë një draft zyrtar për t’u diskutuar në tryezën e Këshillit politik.

    Kur kanë mbetur vetëm 8 ditë kohë për të mbyllur procesin dhe ndryshimet kushtetuese të miratohen në parlament, opozita i ka dërguar një letër ODIHR ku kërkon opinion mbi ndryshimet që propozohen. Maxhoranca ka propozuar lista të hapura 100%, preferenciale, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.

    Ndërsa opozita insiston që koalicionet të mos preken, me pretendimin se po prishet modeli tradicional i sistemit zgjedhor në Shqipëri.

    Nëse opozita nuk dakordësohet me palët në tryezë, përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se mazhoranca nuk do të lejoj vakum kushtetues dhe se do të vijojnë me reflektimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pa ta.

    Vetë kryedemokrati nuk doli për mediat të tregojë më shumë detaje nga mbledhja, të shtrojë propozim apo draftin zyrtar që kërkon maxhoranca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!