×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përgjaket sërish Mirdita, vëlla e motër vriten në oborrin e shtëpisë

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 21:45

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Rrëshenin.


    Vëlla e motër janë vrarë në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen në rrethana ende të paqarta.

    Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se vrasja dyshohet se ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së vajzës.

    I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj. Viktimat janë me inicialet V.F. vëllai dhe E.F. motra. Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!