×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përgjimet e Ndraghetas, reagon për herë të parë Rama: Duan t’ia “bëjnë nënën” këtij vendi

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:08

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj përgjigjmeve të dala mbi bisedimeve e disa anëtarë të Ndragheta’s Kalabreze ku përmendet edhe Shqipëria.


    Rama, deklaroi se duhen lexuar aktet e prokurorisë italiane, të cilat flasin qartë dhe troç se nuk ka asnjë lidhje apo problem të lidhjes së mafias shqiptare me shtetin.

    Kryeministri reagoi ashpër, duke deklaruar se “ky lloj tymi që po përhapet po bëhet ndaj atyre njerëzve që duan t’ja bëjnë nënën këtij vendi.

    “Në fakt do të të zhgënjej pasi nuk do të them që për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur plotësisht grupi hetimore italian dhe po ua lexoj juve që keni për detyrë të informoni publikun dhe jo të ushqeni tymnajën me llafe dhe muhabete d dëngla njerëzish.

    Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane.

    Është një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejmë atë lloj qasje dhe prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.

    Flasin ca italianë përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar.

    Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë, asgjë. Këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme dhe realisht unë nuk kam asgjë për të thënë për të këtë.

    Merrni ato mijëra faqe, pijani lëngun dhe villni nëpër ato ekrane dhe bëni shqiptarët për të vjellë. Kjo është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave”, deklaroi kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!