×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përgjimet e “Ndraghetas”, Veliaj: Nuk ndalojmë dëshirat e mafias italiane por veprimet

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:49

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me përgjigjet e autoriteteve italiane për dosjen “Ndragheta”, ku përmendet edhe emri i tij. Veliaj thotë se lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës kanë një dosje transparente dhe të gjithë ndërtuesit kanë një emër dhe mbiemër.


    Ai shton se Bashkia nuk ndalon dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit por veprime konkrete të tyre, ndërsa njofton se ka paditur në gjykatë ish-deputeten demokrate Grida Duma për shpifje, duke i bërë thirrje Prokurorisë të hetojë atë që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës lidhur me histori të tilla.

    “Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

    Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!

    E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.

    I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!”, shkruan Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!